Kulturë

Kori i Operës Mbretërore riperformon në çatinë e Londrës


Të veshur me pallto dhe me monumentet e famshme të Londrës në sfond, anëtarët e Korit të Operës Mbretërore këndojnë Korin e Anvil, nga opera “Il Trovatore” e vitit 1853 të Giuseppe Verdi në ritakimin  e tyre të parë të këtij viti.

Duke qëndruar larg për shkak të masave të distancimit social të sjella nga pandemia e COVID-19, 25 këngëtarët janë mbledhur në çatinë e Shtëpisë së Operës Mbretërore, në Covent Garden të Londrës.

Performanca e tyre, e cila gjithashtu përfshin refrenin e fundit nga “Flauti Magjik” i Ëolfgang Amadeus Mozart, do të transmetohet në faqen e Royal Opera House në Facebook të Premten e Madhe ndërsa vendi po përgatitet të mirëpresë publikun në maj.

“Lidhet me festën e Pashkëve dhe në shenjë përshëndetjeje të botës pas izolimit”, tha dirigjenti amerikan, Ëilliam Spaulding, i cili është drejtori i korit i Shtëpisë së Operës Mbretërore.

“Të gjithë kemi nevojë për pak shpresë tani … ka qenë një vit kaq i ashpër dhe veçanërisht për operën”, shtoi drejtori i operës Oliver Mears.

Ashtu si vendet e tjera kulturore në të gjithë Britaninë, Royal Opera House, gjithashtu i mbylli dyert në Mars 2020, kur Kryeministri Boris Johnson urdhëroi Britanikët të qëndrojnë në shtëpi për të ndaluar përhapjen e virusit.

Tani, ndërsa vendi po del ngadalë nga izolimi, u njoftuan planet për sezonin e ri 2021, sezonin i parë i plotë që nga viti 2019.

Sopranoja, Elizabeth Ëeisberg, e cila si dhe anëtarët e tjerë të korit ishte mërzitur gjatë izolimit, u shpreh se i kishte munguar një “ndjenjë të madhe familjare” duke qenë larg kolegëve të saj.

“Unë jam duke pritur për ditën kur ne mund të përqafojmë njëri-tjetrin përsëri”,  tha ajo për Reuters.

“Ne me të vërtetë kujdesemi për njëri-tjetrin dhe unë thjesht pres me padurim të shohim … ovacionet në këmbë kur audiencat të kthehen. Unë e di se ata kanë nevojë për atë ndjenjë ashtu si ne, dhe kjo do të nënkuptojë shumë më tepër për të gjithë pasi të jemi kthyer dhe të jemi në gjendje të bëjmë muzikë”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore