Lajme

Koreja e Jugut: më shumë vdekje sesa lindje për 2020


 Koreja e Jugut ka regjistruar  më shumë vdekje sesa lindje, për herë të parë gjatë vitit 2020.

Për vite me rradhë, Koreja e Jugut (KJ) ka luftuar me krizën demografike, e cila ka qenë në rritje. 

Shkalla e lindshmërisë së Koresë së Jugut renditet afër fundit të normave më të ulëta të lindshmërisë në botë. 

Të dhënat e censusit, të vitit të kaluar, të publikuara  nga Ministria e Brendshme dhe Sigurisë  paraqiten  alarmante.

Janë regjistruar vetëm  275 mijë 815 lindje, një rekord i ulët – krahasuar me 307 mijë 764 vdekje,  duke registruar një rritje prej 3.1% të viktimave nga viti i kaluar.

Kjo është hera e parë që  numri i vdekjeve ka tejkaluar lindjet dhe hera e parë që popullsia totale është tkurrur.

Popullsia e Koresë së Jugut  po vazhdon të plaket me shpejtësi. Sipas të dhënave të censusit 32.7% e njerëzve janë rreth të 40-ave ose të 50-ave, ndërsa  gati një e katërta e popullsisë  është  mbi moshën 60 vjeç.

Ekspertët koreanë kanë paralajmëruar edhe  më parë se pandemia mund të ndikojë në  numrin e lindjeve dhe të vdekjeve.

Kjo për shkak të numrit më të lartë të vdekjeve, por edhe sepse pandemia mund të dekurajojë çiftet për të mos pasur  fëmijë.

Paralajmërimit të ekspertëve i ka paraprirë dhe një raport i botuar në dhjetor të 2020-ës  nga Banka Qendrore e Koresë.

Kjo e fundit  paralajmëroi se rënia e lindjeve dhe plakja e popullsisë do të “përshpejtohej” për shkak të ndikimit të Covid-19.  Edhe pse ekziston gjithashtu një trend për të vonuar ose shmangur martesën. 

Së fundmi gjatë muajit  dhjetor, qeveria ka njoftuar  ​​planin e saj të 4-të themelor për fertilitetin e ulët dhe  plakjen e shoqërisë.

Ky plan  përcakton planet e qeverisë për politikën e popullsisë gjatë pesë viteve të ardhshme, duke përfshirë ofrimin e shpërblimeve për lindjet, subvencionet për kujdesin e fëmijëve dhe përfitimet e zgjeruara për shumë familjet me shumë fëmijë./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore