Lajme

Koreja e Jugut do të humbasë miliarda teksa yjet e grupit BTS do të kryejnë shërbimin ushtarak


Fansat grupit BTS të pop-it korean kanë mbetur me zemrën e thyer kur morën vesh se anëtarët e bandës muzikore do të shërbejnë në ushtrinë e Koresë së Jugut.

Kjo nënkupton se nuk do të ketë më as turne dhe as këngë të reja nga ata për disa vite.

Po ashtu rekrutimi i shtatë anëtarëve mund të ketë edhe kosto ekonomike.

Grupi – i përbërë nga anëtarët RM, Jin, SUGA, j-hope, Jimin, V dhe Jung Kook – që nga publikimi i albumit të parë nëntë vjet më parë, ka dëshmuar vlerën e tij si një fuqi ekonomike, si dhe një triumf të industria e argëtimit.

BTS, në vitin 2018, ka kontribuar më shumë se 3.6 miliardë dollarë në ekonominë e Koresë së Jugut çdo vit. Shumë kjo, që është ekuivalente me kontributin e 26 kompanive të mesme.

Gjithashtu grupi ka sjellë një në çdo 13 turistë që ka vizituar Korenë e Jugut në vitin 2017 dhe kanë gjeneruar rreth 1.1 miliardë dollarë nga eksportet e mallrave të konsumit si mallra dhe kozmetikë në një vit të vetëm.

Analistët kanë parashikuar se nga viti 2014 deri në vitin 2023, BTS do të kishte kontribuar me 29.4 miliardë dollarë në ekonominë e Koresë së Jugut nëse do të ruante popullaritetin.

Sakaq, suksesi ka mbushur edhe xhepat e vetë anëtarëve të grupit. Kolektivisht, BTS ka një vlerë neto prej 50 milionë dollarë deri në vitin 2020.

Përveç kontributit të pasurisë në Korenë e Jugut, grupi ka dëshmuar aftësinë edhe për të tronditur tregjet financiare të vendit.

Lajmet për rekrutimin ushtarak të anëtarëve të grupit i dërguan aksionet e kompanisë administruese HYBE në 2.5 për qind më të ulëta.

Megjithatë, vetë anëtarët e BTS kanë deklaruar se ndjehen “të nderuar” t’i shërbejnë vendit të tyre dhe të bëheshin sërish bashkë rreth vitit 2025.

Marrë nga “Fortune”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore