Lajme

Koreja e Jugut 20% taksa mbi fitimet nga tregtia e kriptomonedhave


Qeveria e Koresë së Jugut ka përgatitur ​​një amendament të mërkurën për një taksë mbi fitimet nga tregtia e kriptomonedhave.

Mbajtësit e kriptomonedhave që realizojnë të ardhura vjetore prej më shumë se 2 mijë e 300 dollarësh do të tatohen me 20%.

Autoritetet do të konsiderojnë për taksim çmimin e tregut para vitit 2023 ose çmimin aktual të blerjes.

Regjimi i propozuar i taksave ishte parashikuar në vitin 2020.

Pas lobimeve të ndryshme, qeveria fillimisht e shtyu zbatimin deri në 2022.

Qeveria koreane nxiti për iniciativa të ndryshme në teknologjinë Blockchain në fushat e identitetit dixhital dhe votimit në Blockchain.

Qeveria ka miratuar vendime për kategori të tregjeve të kriptomonedhave.

Korea e Jugut ka vendosur nën hetim persona të ndryshëm që tregtojnë kriptomonedha me akuza për mashtrim./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore