Shqipëria

Korçë: Nëna e futi në valixhe, foshnja e porsalindur ndërroi jete


Mëngjesin e 2 majit Korça është tronditur nga një krim në familje, ku nëna prej një muaji kishte futur foshnjën në valixhe. Për pasojë foshnja e porsalindur kishte ndërruar jete.

Sipas njoftimit të Policisë Korçë ishte bashkëshorti shtetasi K. A., ai që e kishte kallëzuar gruan e tij në komisariat.

Sakaq ky shtetas përpara efektivë të Policisë ka deklaruar se kishte një muaj që ishte kthyer nga Greqia, pasi ishte emigrant.

Ndër të tjera ai ka thënë se foshnjën e pajetë e gjeti pasi konstatoi aromë të rëndë nga dollapi.

Policia gjithashtu bëri me dije se bashkëshortja e tij vuan nga sëmundje të shëndetit mendor. Ajo është transportuar në maternitetin e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore