Shqipëria

Korçë/ Arrestohet pas 5 vitesh bashkëautori i krimit makabër


Ёshtё arrestuar pas pesё vitesh bashkёpunёtori i vrasjes, sё Marsel Osmanit nё vitin 2016, nё qytetin e Korçёs. Shёrbimet e Komisariatit tё Policisё Korçё, njoftuan se u bё ekzekutimi i vendimit penal pёr ndalimin e shtetasit A.M., 33 vjeç, banues nё Korçё.

A.M. ёshtё personi i tretё i ndaluar lidhur me ngjarjen e datёs sё 29 gushtit tё vitit 2016, ku nё afёrsi tё fshatit Dishnicё, pas njё konflikti me sende tё forta gjeti vdekjen njё 23 vjeçar.

Sipas burimeve tё policisё, sherri ka ndodhur pёr motive tё dobёta. Pronari i lokalit O.Z. sё bashku me truprojёn LL.D. kanё rrahur me shkop M.O., duke i shkaktuar vdekjen.

Ngjarja ёshtё bёrё e bujshme pёr faktin se viktima ishte qёlluar gjithashtu me thikё mbrapa kokёs, si dhe ishte lidhur tёrhequr me makinё pёr t’u hedhur nё kanal. Si pasojё e plagёve tё marra M.O. gjeti vdekjen pas disa ditёsh nё Spitalin e Traumёs nё Tiranё.

Autori i arrestuar ёshtё bashkёpunёtori i tretё nё realizimin e krimit makabёr.

Materialet në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore