Lajme

Kontratë Greqi-Francë për blerjen e 18 avionëve ushtarakë Rafale


Mes të  tensioneve me Turqinë, Greqia nënshkroi një kontratë për  blerjen e 18 avionëve luftarakë Rafale, më 25 janar. Kjo blerje shënon dhe njëherë  partneritetin e Greqisë me Francën.

Kontrata, me vlerë rreth 2.5 miliardë euro, përfshin dymbëdhjetë aeroplanë të përdorur dhe gjashtë avionë të rinj ushtarakë. Në kontratë  përfshet gjithashtu  furnizimin me raketa lundrimi Scalp, raketa anti-anije Exocet dhe Mica. Raketat anti-ajrore Meteor përfshihen në kontratë. 

Rafale do të jetë një “shtyllë e rëndësishme në epërsinë tonë ajrore”, tha Ministri Grek i Mbrojtjes, Nikolaos Panagiotopoulos. Ai theksoi se kjo blerje  “përbën një moment historik në bashkëpunimin dypalësh (franko-grek) në drejtim të mbrojtjes”.

Ministrja Franceze e Forcave të Armatosura, Florence Parly  mori pjesë gjatë nënshkrimit të kontratës në Athinë. Ajo përshëndeti “zgjedhjen e vendosur evropiane” të vendit duke u bazuar në  këtë kontratë. Parly rikujtoi  bashkëpunimin midis Francës dhe Greqisë “veçanërisht të  dukshëm në Mesdhe”, në  ushtrimet  e shumta ushtarake.

Nënshkrimi  i kontratës

Kjo blerje u diskutua në një kohë rekord midis dy qeverive. Vendimi për të negociuar për këtë blerje  u mor në shtator nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. 

Ky vendim u mor si reagim ndaj kërkimeve  të Turqisë  për nxjerrjen gazit përpara Qipros dhe ishullit grek të Kretës dhe shfaqjes së forcës në zonat detare në Athinë dhe në  Nikosia. Greqia dhe Turqia rifilluan bisedimet në Stamboll më 25 janar. Të dy shtetet do të përpiqen të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre. Bisedimet ishin ndërprerë ne vitin 2016.

Gjatë muajve të fundit, Franca ka mbështetur  Athinën.  Gjatë verës shteti francez dërgoi disa anije luftarake Rafale dhe disa luftanije për shkak të vendosjes  së anijeve ushtarake turke dhe anijeve të kërkimit në një zonë të pretenduar nga Greqia. Panagiotopoulos përshëndeti “mbështetjen e palëkundur të Francës”.

Shitja e parë e  avionëve luftarakë Rafale në Evropë

Për Francën, kontrata greke përfaqëson shitjen e parë të avionëve luftarakë  Rafale në Evropë.  Parisi po kërkon të orientojë eksportet e  armëve dhe të inkurajojë bashkëpunimin. Ndërsa Franca ka shumë nevojë për eksporte dinamike për të siguruar qëndrueshmërinë e industrisë dhe strategjisë së saj të mbrojtjes, kjo shitje gjithashtu i jep vizibilitet Dassault Aviation dhe 500 nënkontraktorëve të saj, shumë prej të cilëve janë dobësuar nga kriza në sektorin e aeronautikës.

Greqia  do të investojë 5.5 miliardë euro në mbrojtjen e saj

Në përgjigje të tensioneve me Turqinë, Greqia ka njoftuar synimin e saj për të rritur kapacitetet ushtarake në 2021.  Greqia do të vazhdojë të investojë në mbrojtje, pavarësisht  recesionit  10%  të shkaktuar nga pandemia. Kujtojmë që Greqia po rikuperohet nga një dekadë e krizës së borxhit.  Athina ka në plan të shpenzojë 5.5 miliardë euro në mbrojtje gjatë vitit 2021. 

Greqia po rrit pesë herë më shumë  shpenzimet për pajisjet ushtarake. Këto shpenzime do të shkojnë në  në 2.5 miliardë euro. Përveç blerjes së Rafales, Athina ka në plan të blejë helikopterë dhe dronë. Ajo do të modernizojë flotën e saj të avionëve F-16 dhe të rekrutojë një shtesë prej 15,000 trupash. Greqia ka njoftuar gjithashtu se po zgjat kohëzgjatjen e shërbimit ushtarak në dymbëdhjetë muaj, nga nëntë aktualisht.

Athina duhet të  publikojë një thirrje  aplikime për të marrw katër fregata dhe për të rinovuar katër të tjera. Grupi Detar Francez duhet të përgjigjet në ditët në vijim./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore