Sport

Kontrata e Juventus-it për Locatelli-n është gati


Juventus-i dëshiron të mbyllë sa më shpejtë marrëveshjen me Sassuolo-n për Manuel Locatelli-n, duke pasur parasysh se mund ta humbas atë pas interesimit të Manchester City-t, Barcelona-s dhe Milan-it.

Zonja e Vjetër nuk kërkon të humbi kohë, por po nxitohet për ta pasur sa më shpejt marrëveshjen dhe lojtari pas Euro 2020 të vihet nën urdhërat e Massimiliano Allegri-t.

Gazetari sportiv, Nicolo Schira, raporton se Juventus-i ka gati kontratën për Locatelli-n deri në 2026 dhe pagë bazë prej 3 milionë eurosh në sezon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore