Shëndet

Konsumimi i poronografisë vjen me çmim të lartë për shëndetin, flet seksologu


Pornografia është portretizimi i temës seksuale për qëllimin ekskluziv të zgjimit seksual.

Seksologu Hajrullah Fejza, ka treguar për Albanian Post, ndikimin e pornografisë te njerëzit dhe varësinë që shkaktojnë filmat për të rritur.

Përkundër faktit se qëllimi është përfitimi nga porno, Fejza pohon se konsumimi i çrregullt, ka më shumë probleme sesa benefite.

Një problem i madh sipas Fejzës është edhe krijimi i një ideje të atij që konsumon porno, se jeta seksuale duhet t’u ngjajë filmave.

Pornografia është transformuar gjatë dekadave të fundit, për shkak të disponueshmërisë së internetit dhe lidhjeve më të shpejta në web.

Brenda një sekonde, 28 mijë e 258 persona janë duke shikuar pornografi në internet.

Derisa, siç tregojnë statistikat, 35 për qind e të gjitha shkarkimeve nga interneti, janë të lidhura me përmbajtje pornografike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore