Zgjedhjet në Kosovë

Konstituohet Kuvendi, Glauk Konjufca Kryetar (VIDEO)


Kuvendi i Kosovës

Me 69 vota për, Glauk Konjufca, është zgjedhur Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Pasi mori detyrën, Kojufca tha se do ta ushtrojë këtë funksion si kryetar i të gjithëve, pa marrë parasysh përkatësinë politike.

Nga aty, në zyrën e Kryeparlamentarit pranoi detyrën nga paraardhësja e tij, Vjosa Osmani.

Kjo e fundit tha se ndihet e lumtur qe tempullin e demokracisë e le ne duart e ish shefit të diplomacisë.

Ndërsa Konjufca tha se i vjen mirë që këtë post e pranon nga Osmani.

Referuar Kushtetutës së Kosovës, kryetari i Kuvendit ushtron detyrën e presidentit, e rrjedhimisht Konjufca do ta mbajë këtë post deri në zgjedhjen e shefit të ri të shtetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore