Art&dizajn

Konservimi i objektit të ish-Gërmisë në Prishtinë


Pikark

Ideja themelore e projektit është mirëmbajtja, konservimi dhe restaurimi i ndërtesës ekzistuese Germia, të 3 pjesët, pjesë e së cilës do të bëhet Qendra e Arteve Bashkëkohore.

E gjithë kjo është analizuar dhe shkruar nga arkitektja, Sonia Budini, po ashtu edhe nga arkitekti Gëzim Paçarizi.

Vendet në hapësirën boshe përreth ndërtesës së vjetër të Gërmisë, do të akomodojnë Sallën e Madhe të Koncerteve me 1 mijë e 800 vende, Sallën e Koncerteve Black Box 500 vende, Auditorin e Vogël dhe po ashtu të gjitha hapësirat e nevojshme.

Ndërtesat e reja janë një bashkim i vëllimeve të pavarura në lidhje me ndërtesën ekzistuese, e cila shërben si një pikë nisjeje për të gjitha funksionet.

Kjo deklaratë arkitektonike paraqet rëndësinë dhe potencialin e ndërtesës së Gërmisë së Vjetër, së pari si një shembull i përsosur i trashëgimisë Moderniste të Prishtinës.

Po ashtu ndërtesa do të shndërrohet lehtësisht në Qendrën e Arteve Bashkëkohore, një institucion i nevojshëm dhe i vlerësuar fort nga komuniteti i artistëve.

Gjithashtu edhe shtesa e re përshtatet dhe përforcon këtë agregat të ri të ndërtesave kulturore që komunikojnë dhe pasurojnë njëri-tjetrin në mënyrë funksionale, por edhe si një ikonë arkitekturore dhe gjenerator urban i qendrës së qytetit të Prishtinës.

Në vend që të transformohet Gërmia në salla Koncerti, ky propozim krijon dy struktura të lidhura mirë me rehati të nivelit të lartë për interpretuesit dhe publikun.

Pikark
Pikark

Organizimi i kompleksit kulturor, Germia e Vjetër ndërtesa A, do të shndërrohet në një Qendër të Arteve Bashkëkohore në katet e para dhe të dyta.

Kati përdhes do të bëhet salla e madhe, zgjatja e drejtpërdrejtë e sheshit Kryesor të Prishtinës, e arritshme edhe nga rruga e poshtme Fehmi Agani, duke lejuar qasje të lehtë në të gjitha hapësirat e arritshme nga publiku.

Salla Kryesore e Koncerteve, Salla e Koncerteve Black Box, Auditoriumi i Vogël dhe Qendra e Arteve Bashkëkohore do të jenë të gjitha të arritshme nga kjo Sallë kryesore.

Po ashtu të gjitha sallat mund të përdoren dhe të aksesohen individualisht nëse është e nevojshme.

Ndërtesa e vjetër B do të akomodojë pastiçerinë në katin e parë dhe një pjesë e hapësirave dytësore të sallave të Koncerteve në nivele të tjera.

Ndërtesa C do të restaurohet dhe mbahet si një ndërtesë zyre me qira, e cila mund të ndihmojë situatën financiare të institucionit kulturor.

Agregatet e ndërtesave të reja dhe ato ekzistuese janë të organizuara me skemën e qarkullimit të dyfishtë.

Pikark

Rruga kryesore publike lidh të gjithë elementët me dy nivelet e hyrjes në Jug dhe Veri. Aksesi është kryesisht pa pengesa në asnjë nivel për personat me aftësi të kufizuara.

Të gjitha sallat e koncerteve dhe hapësirat e tjera publike janë drejtpërdrejt të arritshme ose përmes ashensorëve.

Rruga e dytë e qarkullimit lidh hapësirat me përdoruesit e saj, artistët dhe stafin e përhershëm.

Të gjitha institucionet mund të përdoren veçmas dhe të kombinuara dhe mund të evakuohen lehtësisht nga të gjitha nivelet. Mundësia e përdorimeve të ndara mund të ndihmojë në uljen e tarifave të mirëmbajtjes

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore