Lajme

Konjufca të hënën viziton Shqipërinë, takon Metën, Ruçin dhe Bashën


Glauk Konjufca, Kryetari i Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca me 7 qershor do të ketë vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Kryeparlamentari i Kosovës, gjatë vizitës do të takoj udhëheqësit politikë të Shqipërisë, por në agjendën e dërguar nuk figuron takimi me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Konjufca gjatë qëndrimit në Tiranë do ta takoj presidentin e vendit Ilir Meta, kryekuvendarin Gramoz Ruçi dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Bashën.

Në agjendën e Konjfucës nuk parashihet takim me Kryeministrin Edi Rama, i cili në zgjedhjet e 25 Prillit ka arritur ta marrë mandatin e tretë për ta udhëhequr Shqipërinë.

Ky është vizita e parë zyrtare e Glauk Konjfucës, në Shqipëri prej se është zgjidhur në pozitën e kryeparlamentarit.

Konjfuca, si kryeparlamentar gjatë muajit prill pati pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore