Lajme

Konjufca pret në zyren e tij komandantin e ri të KFOR-it, e uron për detyrën e re


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe komandanti i ri i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim gjatë ditës së hënës komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari.

Në një njoftim për media, Konjufca e uroi Kajarin për pozitën dhe shprehu falënderimet e tij për kontributin e Aleancës Veriatlantike që Kosova të fitoj lirinë.

“Kryetari Konjufca po ashtu e vlerësoi si shumë të rëndësishme praninë e KFOR-it”, nisi njoftimi për media i Drejorisë për media dhe marrëdhënie me publikun në kuadër të Kuvendit.

“Duke theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe Kuvendin, janë të përkushtuara të bashkëpunojnë ngushtë me forcën paqeruajtëse dhe të punojnë në përmbushjen e synimit që Kosova të jetë pjesë e NATO-s në një të ardhme sa më të afërt.” u tha në njoftim.

Poashtu bëhet e ditur se gjeneralmajor Kajari, pasi falënderoi të parin e Kuvendit për mikëpritjen, konfirmoi edhe vazhdimin e bashkëpunimit mes palëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore