Lajme

Konjufca: Presim mbështetje nga Franca për vizat


Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe ambasadori i ri i Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Olivier Guerot, duke i uruar marrjen e detyrës.

Këtë e ka bërë të ditur Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate, në të cilët thuhet se presin nga shteti francez mbështetje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Kryetari i Kuvendit tha se presim nga shteti francez mbështetjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës meqë janë përmbushur tashmë të gjitha kriteret e kërkuara. E po ashtu edhe përkrahjen për anëtarësim në Këshillin e Evropës, BE, NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Tutje thuhet se Konjufca ka falënderuar ambasadorin Guerot për përkrahjen të cilën Franca ka ofruar për Republikën e Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit, zhvillimit dhe rrugëtimit drejt integrimeve evropiane.

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe ambasadori i ri i Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

“Kryetari i Kuvendit tha se presim nga shteti francez mbështetjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës meqë janë përmbushur tashmë të gjitha kriteret e kërkuara. E po ashtu edhe përkrahjen për anëtarësim në Këshillin e Evropës, BE, NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

Konjufca dhe ambasadori Guerot konfirmuan përkushtimin dhe gatishmërinë për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në sfera të interesit të përbashkët. ​

Ndërsa, presidentja Osmani disa ditë më parë ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës franceze në Kosovë, Olivier Guerot.

Presidenca çeke e Bashkimit Evropian e ka vendosur edhe zyrtarisht në rend dite, më 13 tetor të këtij viti diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka liberalizimin e vizave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore