Lajme

Konjufca: Pakënaqësia ime me marrëveshjen, s’e ka njohjen reciproke


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjfuca, ka thënë se pakënaqësia e tij me planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është se nuk e ka njohjen reciproke.

“Pakënaqësia ime, do thosha edhe pakënaqësia jonë është që ky plani evropian ka pas për një kohë të gjatë nga ana e faktorit ndërkombëtar një diskurs i ndërtuar rreth një ideje qendrore për një marrëveshje përfundimtare, e cila do ta kishte formën e njohëse reciproke”, tha Konjufca.

Ndërsa nga pikat më problematike për Kosovën ka qenë neni shtatë i Marrëveshjes, i cili përcakton aranzhimet specifike, “për të siguruar një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”.

Por, Kunjufca thekson se “nuk mendoj që neni shtatë është fusnotë e Asociacionit, më duhet interpretim i gabueshëm të mendojnë kështu”.

“Më shumë është përpjeke e Kosovës për ta shmangur termin Asociacion edhe e ka shmangur edhe përpjeke e bashkësisë ndërkombëtare që mos me heq dorë prej asaj, duke ia dhënë një riformulim tjetër që është një formë e vetëmenaxhimit të interesave të komunitetit serb”, shtoi ai.

Kur pyetet se a do themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, Konjufca thotë se “në këtë marrëveshje do krijohet një mekanizëm i vetëmenaxhimit të interesave të serbëve”.

“Kosova duhet të manovrojë edhe pse hapësira nuk është e favorshme për neve dhe për ata që e kanë votuar marrëveshjen e vitit 2013”.

Por, ai ka theksuar se qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosjes ka qenë gjithmonë që Asociacion nuk ka nevojë fare.

“I kemi argumentet tona të fuqishme që Asociacioni më shumë kur është në gojën e bashkësisë ndërkombëtare dhe pse e përmendin këta kaq shpesh është se është kërkesë e Serbisë, jo pse pa asociacion po ndodh ndonjë dëm i madh i komunitetit serb”.

Kreu i Kuvendit ka shtuar se “për ta nxjerrë më të mirën duhet të tregojmë se Asociacioni nuk është diçka për të cilën Kosova është e bindur që për të ka njëfarë mungese”.

“Kemi marrë garanci të forta që asociacioni do të jetë një lloj forumi. Por, nësë kërkohet që asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive ose të bëhet me ndryshime kushtetues, mendoj që asgjë më nuk ka vlerë dhe vendi duhet të shkoj në zgjedhje”.

“E kur ta themelojmë rregullohet gjithçka, kjo nuk është e vërtet. Asociacioni nuk do ua zgjidhë problemet serbëve. Nuk bën assesi një mekanizim që ka kompetenca ekzekutive, nuk bën të shkelet kushtetuta e Kosovës e të bëhet si çorapë”.

Konjufca: Vuçiç duhet të ndiqet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë

Duke fshehur krimet dhe gjenocidin e kryer në Kosovë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, sipas Konjufcës, meriton të ndiqet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, “sikurse që po i bëhet aktualisht presidentit rus, Vladimir Putin”.

“Serbia ka pasur nevojë për një protektorat ndërkombëtar për shkak të krimeve të luftës”,

Konjfuca ka theksuar se Vuçiç-i dhe shteti serb kanë informacione se ku janë fshehur trupat e shqiptarëve të vrarë e rrëmbyer me forcë gjatë luftës.

“Çështja e të pagjeturve apo zhdukurve të luftës, është një nga pikat urgjente në kuadër të marrëveshjes së fundit mes Kosovës dhe Serbisë, e përcaktuar edhe me aneksin e veprimit të miratuar në Ohër”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore