Lajme

Konjufca dhe ish-ministri gjerman i Mbrojtjes, flasin për integrimet euroatlantike të Kosovës


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe ish-ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Rudolf Scharping.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim të martën në takim ish-ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Rudolf Scharping.

Më këtë rast, Konjufca ka shprehur mirënjohje ndaj Scharping për kontributin e dhënë në themelet e lirisë dhe shtetësisë së vendit tonë, si dhe për përkrahjen e fuqishme që “Gjermania po i jep Kosovës në proceset e deritanishme”.

Temë diskutimi gjatë këtij takimi kanë qenë edhe integrimet euroatlantike.

“Kryetari i Kuvendit theksoi se Republika e Kosovës ndodhet në proceset e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe organizma të tjerë ndërkombëtarë, dhe pret vazhdimin e mbështetjes së fuqishme nga Gjermania mike”, thuhet në njoftim.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe ish-ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Rudolf Scharping.

Vizita e Scharping, përkon me 23-vjetorin e Ditës së Çlirimit.

Konjufca ka theksuar se përgjatë kësaj periudhe në Kosovë kanë ndodhur ndryshime të theksuara pozitive në konsolidimin e institucioneve tona demokratike, të shtetësisë dhe integrimeve evropiane.

Scharping, falënderoi Konjufcën për pritjen, ndërsa “u shpreh i entuziazmuar me përparimin dhe të arriturat e Kosovës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore