Bota

Konflikti Izrael-Gaza/ Sulmi ajror synon udhëheqësin e Hamasit


Ushtria izraelite thotë se ka bombarduar shtëpinë e liderit politik të grupit militant palestinez Hamas në një valë sulmesh ajrore në Rripin e Gazës.

Ajo lëshoi njё ​​video të një bombe nё tё cilёn thuhej se po goditej shtëpia e Yahya Sinwar, udhëheqësi i përgjithshëm i grupit në territor.

Sulmet ajrore izraelite në Gaza vranë të paktën 26 njerëz herёt nё mёngjes, sipas zyrtarëve nё vendngjarje.

Militantët qëlluan më shumë raketa në drejtim të Izraelit, duke bёrё qё njerëzit tё largohen nё kёrkim tё vendstrehimit.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është zotuar të “vazhdojë të përgjigjet me forcë” ndaj sulmeve me raketa, pavarёsisht thirrjeve nga komuniteti ndërkombëtar për t’i dhënë fund konfliktit të përshkallëzuar.

Ushtria izraelite tha se kishte goditur shtëpitë e Yahya Sinwar dhe vëllait të tij Muhamed Sinwar, kreun e logjistikës dhe fuqisë punëtore për Hamasin.

Të dy rezidencat kishin, “shërbyer si infrastrukturë ushtarake” për Hamasin.

Burimet lokale konfirmuan për mediat se shtëpia e udhëheqësit të Hamasit ishte bombarduar. Nuk kishte raporte të menjëhershme për fatin e dy vëllezërve.

Sulme të shumta ajrore tronditën qytetin e Gazës gjatë natës, me dhjetëra njerëz të raportuar të zhdukur nën rrënojat e shtëpive.

Sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, 26 njerëz u vranë dhe 50 u plagosën në rrugën al-Wehda në qytetin qendror të Gaza brenda natës. Tetë fëmijë dhe 10 gra ishin midis të vdekurve. Kërkimet nën rrënojat vazhduan.

Rreth 120 raketa u lëshuan nga militantët në Gaza kundër Izraelit jugor dhe qendror brenda natës. Nuk pati raportime për lëndime të rënda.

Të shtunën, ushtria izraelite hodhi nё erё një kullë në Gaza të përdorur nga media ndërkombëtare, pasi lëshoi ​​paralajmërime për ta evakuuar atë.

Presidenti Biden i tha Netanyahu se vazhdonte të mbështeste të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten, por shprehu shqetësim për vdekjet në të dy palët dhe bëri thirrje që gazetarët të mbrohen.

Udhëheqësi amerikan tha se ishte i përkushtuar për “forcimin e partneritetit SHBA-Palestinё”. Gjithashtu sipas tij, zjarri i raketave tё Hamas në Izrael duhej të ndalet.

Presidenti Abbas, i vendosur në West Bank-un e okupuar, ka pak pushtet në Gaza por SHBA-ja nuk do të flasë me Hamasin, të cilin e konsideron si një organizatë terroriste.

Një takim i Këshillit të Sigurimit të Kёshillit Botёror do të zhvillohet po ashtu ditёn e sotme.

Presidenti i SHBA-sё, Joe Biden telefonoi Netanyahu dhe presidentin palestinez Mahmoud Abbas për të shprehur shqetësimin në lidhje me situatën.

Që nga fillimi i luftimeve ditёn e hënë të paktën 174 njerëz janë vrarë në Gaza. Mes tyre 47 fëmijë dhe 29 gra.

1 mijё e 200 persona janё plagosur, sipas ministrisë së shëndetit të kontrolluar nga Hamas. Izraeli thotë se midis të vdekurve janë dhjetëra militantë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore