Bota

Konflikti Izrael-Gaza/ Sulmet lehtësohen, pas thirrjes së Biden-it për depërshkallëzim


Për disa orë, konflikti mes Izraelit dhe militantëve palestinezë u duk se u qetësua herët të enjten, pas thirrjeve një ditë më parë të Joe Biden-it për armëpushim.

Fillimisht nuk ishte e qartë nëse qetësia tetorëshe, më e gjata qëkur sulmet filluan 11 ditë më parë, ishte pjesë e një marrëveshjeje apo një qetësi e përkohshme.

Por sulmet filluan sёrish, pasi ushtria e Izraelit tha se një avion luftarak kishte goditur një raketë.

Sidoqoftë, armëpushimet e mëparshme u paraprinë nga ndërprerje e ngjashme, për një orë, e cila shihet si një masë e ndërtimit të besimit.

Në orët e para të së enjtes, Izraeli kreu më shumë se një duzinë sulmesh ajrore në Gaza, përfshirë shkatërrimin e dy shtëpive në jug të territorit.

Sipas autoriteteve të shëndetësisë, katër njerëz u plagosën në sulmin ajror në qytetin Khan Younis, në Gaza-n jugore.

Ushtria e Izraelit tha se avioni i tij goditi një “njësi magazinimi armësh” në shtëpinë e një zyrtari të Hamasit dhe njё “infrastrukturë ushtarake tё vendosur në rezidencat” e komandantëve të tjerë të Hamasit.

Sirenat e raketave u ndezën pas mesnate në qytetin jugor izraelit të Beersheba dhe në zonat në kufi me Gaza. Nuk ka njoftime të menjëhershme për viktima ose dëme.

Të dy palët në konflikt mohuan të mërkurën mundёsinё e njё armëpushimi tё afërt, por përpjekjet po vazhdojnë mes thirrjeve ndërkombëtare në rritje.

Franca ka prezantuar një rezolutë të Kёshillit Botёror (KB), duke shtuar presionin mbi SHBA-nё, si dhe lëshoi ​​një deklaratë të përbashkët me Egjiptin dhe Jordaninë, e cila “u bënte thirrje palëve të binin menjëherë dakord për një armëpushim”.

Ata thanë se do të punonin me KB dhe partnerë të tjerë për të siguruar ndihmë humanitare për popullsinë e Gazës.

SHBA-ja ka thënë se rezoluta do të “minojë përpjekjet për të depërshkallëzuar” dhunën.

Asambleja e përgjithshme e 193 anëtarëve të KB do të diskutonte konfliktin të enjten me pjesëmarrjen e disa ministrave të jashtëm, por nuk pritej të merrte masa.

“Mendoj se, përpjekjet e vazhdueshme në lidhje me armëpushimin, do të kenë sukses”, tha një zyrtar i lartë i Hamasit, Moussa Abu Marzouk, tha për TV al-Mayadeen të Libanit.

Ronen Bergman, një gazetar i çështjeve ushtarake izraelite, citoi zyrtarë të paemëruar izraelitë tё thoshin, se një armëpushim do të arrihej brenda 48 orëve të ardhshme. Marrëveshja përmendte Izraelin që bie dakord të ndalojë sulmet, përfshirë përpjekjet për të vrarë anëtarët e vjetër të Hamasit.

Në kthim, Hamasi do të përfundonte sulmet e saj me raketa, gërmimin e “tuneleve sulmuese” dhe demonstratat afër kufirit.

Që nga fillimi i luftimeve më 10 maj, zyrtarët shëndetësorë palestinezë thonë se janë vrarë 228 njerëz në bombardimet ajrore.

Autoritetet izraelite u shprehën se numri i të vdekurve arriti nё 12 në Izrael.

Më herët, “të dy udhëheqësit patën një diskutim të hollësishëm mbi gjendjen e ngjarjeve në Gaza”, thanë nga Shtёpia e Bardhё.

Gjithashtu edhe se, “presidenti i përcolli kryeministrit se priste një depërshkallëzim të rëndësishëm sot në rrugën e një armëpushimi. Netanyahu tha se ishte i vendosur për të vazhduar këtë operacion derisa të arrihet objektivi i tij. Për të rivendosur qetësinë dhe sigurinë për qytetarë e Izraelit”.

Ky lajm është marrë dhe përshtatur nga The Guardian për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore