Lajme

Konflikti Izrael-Gaza/ Biden për Netanyahu-në: Pres ‘rrugën për armëpushim’


Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, përmes një telefonate i ka kërkuar kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, një “depërshkallëzim të rëndësishëm” në konfliktin e Gazës, të mërkurën e 19 majit.

Sipas njoftimit nga Shtëpia e Bardhë, Biden ka kërkuar gjetjen e një “rruge për armëpushim”.

SHBA-të janë një aleat i vendosur i Izraelit dhe, deri më tani, ka kundërshtuar një deklaratë të përbashkët të Këshillit të Sigurimit të KB-së mbi konfliktin.

Më parë, Netanyahu tha se, ushtria izraelite ishte “duke u kujdesur për objektivat”, duke shtuar se “ne nuk po qëndrojnë me një kronometër”.

Konflikti është në ditën e tij të 10-të, me një shkëmbim të vazhdueshëm të zjarrit me raketa nga militantët palestinezë në Izrael dhe sulmet ajrore izraelite në Gaza.

Të mërkurën, avionët luftarakë izraelitë vazhduan të godasin Rripin e Gazës në orët e para të së mërkurës, duke rrafshuar ndërtesat e banimit dhe vrarë të paktën katër palestinezë, përfshirë një gazetar. Përpjekjet diplomatike për një armëpushim mbeten të bllokuara.

Bastisjet e fundit erdhën, ndërsa grupet palestineze lëshuan më shumë raketa drejt qyteteve në Izraelin jugor.

Të paktën 219 njerëz, përfshirë gati 100 gra dhe fëmijë, janë vrarë deri më tani në Gaza. Hamas nuk jep shifra të viktimave për luftëtarët.

Në Izrael 12 persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë. Izraeli thotë se rreth 3 mijë e 750 raketa janë qëlluar drejt territorit të tij nga militantët në Gaza.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore