Sport

Konfirmohet largimi i pestë nga Drita


Skuadra nënkampione e Kosovës, Drita, është duke bërë një revolucion.

Ai i radhës që do ta lërë klubin e gjilanasve është mbrojtësi i krahut, Almir Kryeziu.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Dritës, të cilët përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook, lajmëruan që i kanë ndarë rrugët me Kryeziun.

“Ju njoftojmë që me marrëveshje të dyanshme kemi mbyllur bashkëpunimin me Almir Kryeziun”, shkruan Drita.

Almiri është pjesë e kuqezinjve që nga viti 2021, derisa gjatë kësaj periudhe ka pasur 65 paraqitje duke shënuar gjashtë gola dhe duke asistuar 10 herë.

Kujtojmë që ky ishte largimi i pestë në tre ditë nga Drita.

Më herë u larguan Marko Simonovski, Ardian Limani, Ilir Blakçori dhe Hamdi Namani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore