Sport

Konfirmohet dëmtimi i gjatë për De Bruyne-n


Tashmë është zyrtare, ylli i Manchester City-t, Kevin de Bruyne, do të mungojë gjashtë muaj pas një dëmtimi muskulor që pësoi në ndeshjen kundër Aston Villa-s.

Tekniku i cityzens, Pep Guardiola konfirmoi dëmtimin e belgut. Guardiola tha për mediat britanike:

“Kevin, ashtu si mjeku tha sot pasi shqyrtoi skanimin, do të jetë katër deri në gjashtë javë jashtë”.

Mesfushori do të humbas sfidën në Kupën FA, përballë Cheltenham-it, të shtunën e 23 janarit. Ndeshje të tjera që 29-vjeçari do të humbasi janë ato përballë West Brom-it, Sheffield-it, Burnley-t, Liverpool-it, Tottenham-it, Arsenal-it dhe West Ham-it, në Premier Ligën angleze.

Dhe në sfidën e Ligës së Kampionëve përballë gjermanëve të Borussia M’gladbach-ut mesfushori do të mungojë./ AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore