Sport

Konfirmohet data e ndeshjes mes Joshua dhe Usyk


Ndeshja e boksit mes Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk ka një datë të re.

Tashmë është konfirmuar se përballja do të zhvillohet më 20 gusht, pasi ka dakordësi për kushtet personale.

Përballja do të zhvillohet në Arabinë Saudite.

Ajo ka pasur disa data zhvillimi, po për shkak të luftës në Ukrainë, Usyk nuk ishte i gatshëm për t’u përballur.

Joshua kërkon revanshin ndaj Usyk-ut, pasi ukrainasi e kishte mundur shtatorin e kaluar.

Britaniku humbi rripat WBA, IBF dhe WBO, kur u mund në sfidën 12-raundëshe nga Usyk në Londër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore