Muajin e kaluar u bë e ditur se këngëtarja e popit Britney Spears kishte vendos të rikthehej në muzik me një duet me legjendën Elton John.
“Page Six” raportoi se dyshja ishin takuar për një seancë ‘sekrete’ regjistrimi në Beverly Hills, Kaliforni për të riregjistruar një nga këngët klasike të John nga viti 1971.
Lajmi tani është konfirmuar zyrtarisht nga përfaqësuesit e të dy artistëve, të cilët kanë ndarë disa detaje shtesë.
Ata thanë se kënga e titulluar “Hold me closer” pritet të publikohet në gusht, megjithatë një datë e sakt e publikimit ende nuk është bërë e ditur.
Edhe vet këngëtari ndau me publikun një njoftim në faqen e tij zyrtare në Instagram, duke shkruar thjesht: ‘#HoldMeCloser.
Sipas “Page Six”, kënga është ripërpunim i hitit ‘Tiny Dancer’ dhe do të publikohet nga “Universal Music”.
Një burim i brendshëm i industrisë tha gjithashtu se: “kjo ishte ideja e Eltonit dhe Britney është një fanse e madhe. Ata kanë regjistruar një remix të ‘Tiny Dancer’ si një duet të plotë – dhe është e pabesueshme”.
“Britney ishte në studio në Beverly Hills javën e kaluar me Eltonin për seancën e regjistrimit super sekret të mbikëqyrur nga producenti uber Andrew Watt”, ka thënë burimi.
Andrew Watt është i njohur për punën me artistë si Justin Bieber, Miley Cyrus, Selena Gomez, Camila Cabello dhe Ed Sheeran.
Kjo do të jetë kënga e parë e re e Spears që kur ajo u lirua nga konservatori i saj në vitin 2021, dhe publikimi i parë në Mbretërinë e Bashkuar që nga ‘Mood Ring’ në 2020.
Edhe pse John është më i njohur për hitet e tij gjatë pesë dekadave të fundit, ai ka pasur sukses së fundmi me këngën e tij me Dua Lipa ‘Cold Heart (Pnau remix)’.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Taylor Swift mund të bëhet faktor edhe më i madh pas publikimit të albumit të ri “The Tortured Poets Department”
-
Charli XCX dhe Troye Sivan bashkojnë forcat për turneun “Sweat”
-
Courtney Love mendon se Taylor Swift nuk është “e rëndësishme”, ka opinione të ngjashme edhe për Beyonce, Lana Del Rey dhe Madonna-n
-
“Cowboy Carter” i Beyonce i pari në SHBA për të dytën javë radhazi
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Hajnia multi-milionëshe e Liburn Aliut dhe Naser Hafizit
-
MPB: 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë ndaluar nga Serbia, 5 ende janë në mbajtje
-
Izraeli kishte vendosur të godiste Iranin të hënën, por më pas u tërhoq
-
Shqipëria tashmë jashtë listës së vendeve në monitorim nga KiE, pas 29 vitesh