Përballje

Konfirmohen datat e gjysmëfinaleve


Mbrëmjen e 14 prillit u caktuan edhe dy skuadrat e fundit gjysmefinaliste për sezonin 2020/21 në Champions League.

Real Madrid-i arriti që të eliminoi Liverpool-in me rezultat të përgjithshëm 3-1.

Madrilenët në këtë mënyrë arrijnë gjysmëfinalen e nëntë në 11 vitet e fundit. Të 30-n në histori të klubit.

Manchester City elimoi Dortmund-in me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Skuadra e Guardiola-s arrin gjysmëfinalen për herë të dytë në histori. Për herë të parë pas pesë vitësh.

Mbretërorët e Real Madrid-it në gjysmëfinale do të përballen me Chelsea-n.

Blutë e Londrës eliminuan Porto-n me rezultat 2-1.

Kurse, Manchester City, në gjysmëfinale pret PSG-në, e cila është e vetmja skuadër që arrin gjysmëfinalen për të dytin vit radhazi.

Parisienët eliminuan Bayern-in fal rregullit të golit si mysafir, duke fituar 3-2 në Munich e duke humbur 0-1 në Paris.

UEFA sot ka caktuar edhe data e ndeshjeve.

Real Madrid – Chelsea:

27 prill, Alfredo di Stefano, Madrid.

5 maj, Stamford Brifge, Londër.

Paris Saint-Germain – Manchester City:

28 prill, Parc Des Princes, Paris.

4 maj, Etihad, Manchester.

Finalja e Champions League-s këtë sezon do të luhet më 29 maj, në Stamboll.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore