Përballje

Konfirmohen datat e çerekfinaleve në Kupën e Italisë


Federata e Futbollit të Italisë, ka publikuar datat se kur do të zhvillohen ndeshjet çerekfinale të Kupës së Italisë.

Faza çerekfinale e kësaj gare do të sjellë përballje shumë interesante, të cilat do të zhvillohen me 8, 9 dhe 10 shkurt.

Derbi i parë do të jetë ai mes Inter-it dhe Romës, i cili do të zhvillohet më 8 shkurt në ora 21:00 në stadiumin “Giuseppe Meazza”.

Një ditë më vonë, po në të njëjtin stadium, Milan-i do të presë skuadrën e Lazio-s me fillim nga ora 21:00.

Ndërsa, më 10 shkurt do të zhvillohen dy takime. Në ora 18:00 Fiorentina do të presë në shtëpi Atalanta-n, kurse në ora 21:00 Juventus-i do të jetë nikoqir i Sassuolos.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore