Pajisje

Koncepti i Dell-it që konverton shkrimet në tekst digjital


Kompania kompjuterike, Dell, ka prezantuar një pajisje të re konceptuale që mund edhe mos të dalë kurrë në shitje, por që loja me të është shumë argëtuese.

Pajisja e quajtur Concept Stanza është një tablet 11 inç që synon të thjeshtojë procesin e marrjes së shënimeve në punë.

Ideja është që nëse shkruhet në Stanza dhe më pas preket dy herë mbi shënimet e marra, ato do të konvertohen menjëherë në tekst digjital.

Dhe nëse tableti lidhet me një kompjuter, shënimet e marra shfaqen në ekranin e madh, tregon faqja teknologjike “The Verge”.

Koncepti i kompanisë për këtë tablet nuk mund të quhet revolucionar pasi edhe pajisjet si Samsung Galaxy Notes mund të konvertojnë shënimet e shkruara me dorë në digjitale.

Megjithatë, pajisja Stanza është vetëm për të shkruar, nuk ka kamera, altoparlantë ose porta.

Kjo përcakton ndryshe përpjekjen për të krijuar atë që Dell-i e përshkruan si një “përvojë pa shpërqendrim”.

Gjithashtu tableti i Dell-it mund të njohë më shumë se sa veç shkronjat.

Përdoruesi mund të vizatojë një vijë përmes tekstit për ta fshirë atë dhe gjithashtu mund të digjitalizojë forma të tilla si diagramet e Venit.

Më vete, Stanza mund të shërbejë edhe si një monitor i jashtëm për të zgjeruar ekranin.

Përvoja e shkrimit në të konsiderohet e rehatshme, maja shkruese është kompakte dhe ekrani i tabletit është i qetë.

Pajisja duket se interpreton saktë të gjithë shkrimin e shkruar në anglisht. Paçka se pajisja supozohej të mbështeste një grup të tërë gjuhësh, ajo nuk i njeh të gjitha.

Por puna është në progres.

Meqenëse Stanza është ende në fazën e konceptit, nuk ka ende çmime dhe disponueshmëri, si dhe nuk ka garanci nëse do të kthehet në një produkt që mund të shitet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore