Lajme

Komunat me mbi 50% dalje në zgjedhje deri në ora 15:00


Ilustrim

Pjesëmarrja e qytetarëve në votime në zgjedhjet lokale deri në mesditë ishte e ulët, mirëpo janë pak komuna të cilat kanë kaluar më shumë se 50% të daljes së qytetarëve në votime.

Dalja më e madhe e qytetarëve në zgjedhjet lokale deri në ora 15:00 është në Komunën e Zveçanit me 3 mijë e 915 votues ose 56.91%.

Zveçan

Komuna tjetër e pasuar me një përqindje të lartë është ajo e Mitrovicës së Veriut me 9 mijë e 751 votues ose 55.03%.

Mitrovica e Veriut

Komuna e tretë me daljen më të madhe të votuesve është ajo e Mamushës me 2 mijë e 163 votues ose 51.22%.

Mamusha

Ndërsa Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, përmes një konferencë për media ka bërë të ditur se deri në orën 15:00, pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhjet lokale në nivel vendi është 26.95 përqind.

“Sipas të dhënave preliminare që kemi pranuar nga më shumë se 98% e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 15:00 është 26.95% apo 499 mijë e 828 votues nga 1 milion e 885 mijë e 448 votues”, ka thënë Radoniqi.

Kryesusi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi

Sipas tij, deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet lokale të vitit 2017, kishin votuar 541 mijë e 834 votues apo 28.65 përqind e votuesve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore