Lajme

Komshiç mirëpret vendimin e KE-së për kundërshtimin e propozimit të Kroacisë për shtyrje të zgjedhjeve në BeH


Anëtari boshnjak i Presidencës së BeH, Zheljko Komshiç

Përpjekjet e dështuara të zyrtarëve kroatë për të shtyrë zgjedhjet janë një mesazh i rëndësishëm dhe i qartë për institucionet e Bosnjës dhe Hercegovinës (BeH), ka thënë anëtari boshnjak i Presidencës së BeH, Zheljko Komshiç.

Ai ka përshëndetur konkluzionet e Këshillit Evropian (KE) për nevojën e zbatimit të reformave në BeH.

Duke komentuar përpjekjet e pasuksesshme të përfaqësuesve kroatë, të cilët kanë lobuar për shtyrjen e zgjedhjeve në BeH deri në zbatimin e reformave zgjedhore, Komshiç është shprehur se ky është një mesazh i qartë.

“Përpjekjet e dështuara të zyrtarëve kroatë për të shtyrë zgjedhjet janë gjithashtu një mesazh i rëndësishëm dhe i qartë për BeH”, është shprehur Komshiç.

Anëtari boshnjak i Presidencës së BeH, Zheljko Komshiç

KE në konkluzionet e saj ka përmendur edhe zbatimin e reformave në përputhje me Opinionin e KE-së.

“I mirëpres konkluzionet e Këshillit Evropian për nevojën e zbatimit të reformave në përputhje me Opinionin e Komisionit Evropian”.

“Duke iu referuar edhe një herë opinionit të KE, Këshilli Evropian tha se BeH duhet të rregullohet si të gjithë anëtarët e BE-së”, ka thënë Komshiç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore