Lajme

Kompozitori Rafet Rudi fiton çmimin “Niketë Dardani”


Profesori, kompozitori dhe dirigjenti Rafet Rudi është fitues i Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” për vitin 2020, që u dha ditën e hënë nga Ministria e Kulturës, Rinisë, dhe Sportit.

Ky çmim njëherit është çmimi shtetëror më i lartë në këtë fushë të muzikës që u jepet personaliteteve të shquara në fushën e muzikës, për sukseset, të arriturat profesionale, për ngritjen e vlerave, për kontributin e veçantë në avansimin e muzikës

Po ashtu në këtë ceremoni të ndarjes së çmimeve për vitin 2020, janë ndarë edhe çmime tjera të rëndësishme si “Çmimin për vepër vokalo intstrumentale dhe muzikore – skenike”, “Çmimin për  vepër orkestrale – sinmfonike dhe koncertant”, “Çmimi për vepër kamertale”, “Çmimi për vepër korale”.

Çmimin për vepër orkestrale – sinmfonike iu nda kompozitorit Kreshnik Aliçkaj per veprën “Simfonia no. 4”

Fitues të tjerë të çmimeve të tjerë të rëndësishëm ishin edhe Memli Krasniqi, Ersan Jonuzi, Hajrulla Syla.

Profesori Rafet Rudi e falënderoi ministrin Çeku për përkrahjen e vazhdueshme të ministrisë dhe stresoi rolin kyq që një kompozitor ka në shoqëri.

Ai tha se ky lloj i muzikës “është i veçant sepse nuk i nënshtrohet rregullave të tregut, dhe nuk mund të vetëmbahet. Pikërisht për këtë arsye duhet një intervenim i veçantë nga institucionet në mënyrë që ajo të mbijetojë. Mund t’iu them se veprat e Kreshnikut, Mendit, Hajrullaut, Ersanit janë vepra në të cilat punohet me muaj të tërë”.

Tutje ai shtoi se e vlerëson dhe e veçon këtë konkurs nga ana e ministrisë, si diçka shumë të rëndësishme për mbijetesën e krijimtarisë së kompozitorëve.

Ministri Çeku u shpreh se “duhet t’i bëjmë institucionet tona që të jenë të ndjeshme ndaj kërkesave të komunitetit tonë artistik. Kjo do të jetë qasja jonë tash e tutje, në mënyrë që me profesionistë ta ushqejmë vendimmarrjen politike dhe vendimet tona të jenë sa më të drejta, dhe sa më të duhura”.

Ndërsa për vitin 2019, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, këtë çmim ia kishte ndarë kompozitori nga Ferizaji, Vinçenc Gjinit, me motivacionin për kultivimin e vlerave të mirëfillta muzikore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore