Përballje

Kompletohet “Final Four” në Ligën e Kombeve – datat kur do të zhvillohen ndeshjet


Kroacia, Spanja, Italia dhe Holanda janë katër ekipet më të mira të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

Këto kombëtare kanë marrë vendet e para në grupet e tyre në Ligën A.

Katërshja u kompletua në mbrëmjen e kaluar, ku Spanja bëri atë që duhej bërë për ta rrëmbyer vendin e parë.

Në fakt, spanjollët patën përballjen vendimtare me Portugalinë në udhëtim, ku i duhej vetëm fitorja për ta marrë vendin e parë, derisa këtë pozitë mund ta mbante Portugalia qoftë edhe me një barazim.

Por, mysafirët arritën një fitore të vështirë me rezultat 0:1, ku goli i vetëm u shënua në minutën e 88-të nga Alvaro Morata.

Tani “Final Four” që do të zhvillohet në Holandë, do të hidhet short për ndeshjet, ku do të zhvillohen dy gjysmëfinale me 14 dhe 15 qershor të vitit të ardhshëm.

Humbësit e këtyre dy takimeve fillimisht do të luajnë më 17 qershor për vendin e tretë, ndërsa më 18 qershor do të luhet finalja.

Kujtojmë që në vitin e kaluar triumfoi Franca në Ligën e Kombeve, ndërsa në vitin 2019 trofeun e ngriti lart Portugalia.

Sa i përket rënies në Ligën B, ka befasuar Anglia, derisa përveç tyre ranë një kategori më poshtë edhe Republika Çeke, Austria dhe Uellsi.

Kurse ngjitjen në Ligën A e siguruan Skocia, Izraeli, Bosnja dhe Serbia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore