Lajme

Kompania ‘Verve Logic’ lë pushim punonjësit për të parë “La Casa de Papel”


“La Casa de Papel” është një prej serialeve më të dashur për publikun, i cili vjen me sezonin e pestë në platformën Netflix.

Ky është volumi i parë që përmban pesë seri dhe vëllimi dy me pesë të tjera publikohet më tre dhjetor 2021.

“Banda është mbyllur në bankën e Spanjës për mbi 100 orë. Ata kanë arritur të shpëtojnë Lisbonën, por momenti më i errët është mbi ta pasi kanë humbur njërin prej tyre. Profesori është kapur nga Sierra dhe, për herë të parë, nuk ka një plan arratisjeje, shkroi “Netflix”.

Shumë prej nesh, me siguri, po nxitojmë të “vëmë punët në vijë”, për të parë serialin.

Ndërkohë, në një cep tjetër të botës, në Indi, një firmë e njohur Verve Logic”, i ka lënë të gjithë punojësit pushim, duke e shpallur ditën si “Netflix dhe Chill Holiday”.

CEO i kompanisë, Abhishek Jain në mesazhin e tij drejtuar punonjësve të tij në mediat sociale, tha se “është në rregull të bësh një pushim herë pas here”.

Pronari  e përfundoi e-mailin e tij duke thënë: “Bella Ciao, Bella Ciao”.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore