Bota

Kompania Bharat Biotech në Indi, kërkoi përdorimin urgjent të vaksinës në Filipine


Kompania Bharat Biotech në Indi, që ka prodhuar vaksinën anti-Covid, COVAXIN, paraqiti të enjten një kërkesë, për përdorimin urgjent të vaksinave në Filipine. Ky njoftim erdhi, nga shefi i Administratës së Ushqimit dhe Barnave në Indi, Rolando Enrique Domingo.

Bharat Biotech, e ka prodhuar COVAXIN, në bashkëpunim me Këshillin e Kërkimeve Mjekësore në Indi. Kjo kompani, është prodhuesi i katërt i vaksinave anti-Covid. Prandaj ka kërkuar që të implemntojë urgjentisht vaksinën ne Filipine.

Ministri i Shëndetësisë në Indi,  Harsh Vardhan, ka bërë dozën e parë të vaksinës anti- Covid, të kompanisë Bharat Biotech, COVAXIN.

India, tashmë ka përgatitur një program për vaksinimin e popullsisë.

Gjithashtu edhe vaksina Covishield, e kompanisë AstraZeneca, po prodhohet nga Instituti i Serumit i Indisë..

India, ka raportuar numrin më të lartë të rasteve me Covid-19, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Deri më tani, India ka vaksinuar rreth 880 mijë punonjës të shërbimit mjekësor.

Vendi i dytë, me popullsinë më të madhe në botë, raportoi të mërkurën 13 mijë e 823 raste të reja me Covid-19.

Qeveria i ka kërkuar shërbimit mjekësor, që ndodhen në vijën e parë të betejës me Covid-19, të mos refuzojnë implementimin e vaksinës.

Shumë njerëz kanë refuzuar, që ta bëjnë vaksinën, veçanërisht vaksinën e prodhuar nga Bharat Biotech.

Në një sondazh të kryer nga platforma online “LocalCircles”, 62% e 17 mijë të të anketuarve hezituan, që të vaksinoheshin menjëherë. Kryesisht për shkak të shqetësimeve, për efekte të mundshme anësore.

Qeveria ka raportuar se efektet anësore, mund të jenë vetëm 0.002%, pas implementimit të vaksinës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore