Ekonomi

Kompania “Albpetrol”, në situatë të vështirë financiare


Kompania publike e prodhimit të naftës Albpetrol, ndodhet në situatë të vështirë financiare. Kjo vjen si pasojë e situatës që ka shkaktuar pandemia e Covid-19.

Kompania ka kërkuar nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE), të shtyjë afatin e saj për plotësimin e dokumentacionit.

Kjo procedure i nevojitet për t’u licencuar në aktivitetin e furnizimit me gaz natyror.

Ky afat është shtyrë disa herë edhe më parë. Për herë të fundit, e shtynë duke dhënë argumentin e pandemisë. Duket se sërish, kompania e ka pasur të pamundur të përfundojë procedurat. Ajo ka pranuar se këtë herë shkak është bërë vështirësia financiare.

Në një shkresë drejtuar ERE-s, kompania Albpetrol, thotë se ka detyrime ndaj plaëve të treta dhe shtetit për kontrata shërbimesh. Pasoja, të cilat kanë patur si shkak dështimin e ankandeve të naftës bruto përgjatë gjithë vitit 2020. Gjithashtu kompania ka raportuar edhe rënie të konsumit të naftës si pasojë e pandemisë.

Ankandet e Albpetrol

Për herë të fundit Albpetrol arriti të shesë një sasi me vlerë 30 milion dollarë në maj të vitit 2019.  Në atë kohë, blerja e naftës bruto u bë nga kompania “Al Global Oil”, për një vlerë rreth 30 milionë dollarë.

Për vititn 2020, sasitë të nxjerra në ankand dështuan. Interesi për të marrë pjesë në to ka qenë i ulët dhe në shumë raste argumenti i anulimit ka qenë se mungonte konkurrenca.

Në  gusht të vitit që shkoi edhe pse një sasi nafte u shit, kompania blerëse nuk arriti të ekzekutojë pagesën.

Bëhet e ditur që  shoqëria ka rihapur sërish një ankand për shitjen e një vlere rekord prej 158 mijë ton nafte.  Operatorët duhet të paraqisnin interes deri në 20 janar dhe rezultati, nëse ka pasur apo jo interes, pritet të dalë në ditët në vijim./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore