Shqipëria

Komiteti Teknik: Mbeten në fuqi masat anti-Covid19


Komiteti Teknik i Ekspertëve pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka njoftuar të enjten, në një deklaratë për media, masat e reja anti-Covid19.

“Masat të cilat u propozuan para dy javësh kanë filluar ta japin efektin e tyre, ndaj mbetemi aty”, ka theksuar ekspertja.

Masat që vazhdojnë të ngelen në fuqi, janë ato të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, duke nisur nga ora 20:00 deri në 06:00.

Gjithashtu shkollat e mesme, në ato vende të cilat u përcaktuan dy javë më përpara do të vijojë online. Universitetet do të vijojnë online, përveç provimeve të kombinuara. Ndërsa fluturimet me Britaninë e Madhe vijojnë të mbeten të pezulluara.

Ekspertët kanë theksuar dhe njëherë se dyshojnë për mutacionin e ri të Coronavirus-it.

“Ky dyshim i arsyeshëm që na vjen nga laboratori. Fakti që kemi një dinamikë moshore të ndryshuar, fakti që u përballëm me një rritje të pozitiviteti menjëherë, janë të gjithë elementë që kemi dyshime të arsyeshme”, theksojnë ekspertët.

Sipas tyre mesatarja ditore e javës së shtatë ka pësuar një rënie të rasteve ndërsa pozitiviteti i mostrës mbetët i qëndrueshëm.

Komiteti ka njoftuar se ka shtrime te moshave te reja ne repartet intensive. Incidenca dy javore ka një tendencë ulje. Grupmoshat 15-24, 55-64, janë 79% e rasteve të testuara pozitiv.

Rakaçolli deklaroi se Komiteti e ka në vëmendje organizimin e votimit për personat që do të jenë të infektuar dhe njoftoi që së shpejti do të dalin me një vendim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore