Shqipëria

Komisioni për Legjislacion voton Projektligjin për ndihmë të ndërsjellë juridike me Shqipërinë


Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit kanë votuar unanimisht për Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellëta juridike në çështjet civile dhe tregtare.

Gjatë raportimit në këtë komisioni, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka dhënë edhe arsyetimin për këtë projektligj.

Ajo lidhur me këtë projektligj u shpreh se janë zotuar se do të forcojnë bashkëpunimin me shtetet tjera si në çështje penale dhe atë civile dhe kjo marrëveshje ka synim forcimin e marrëdhënieve në fushën juridike në aspektin penal dhe civil.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit.

Kjo marrëveshje përfshinë marrëdhëniet e punës, familjare, pronës dhe garantimin e mbrojtjes të të drejtave të njeriut dhe qasje të lirë pranë gjykatave.

Po ashtu, në këtë komision është bërë e ditur se u janë dyfishuar ditët e pushimit vjetor të gjithë personave të burgosur në Kosovë.

Haxhiu, u shpreh se të burgosurit nga tash e tutje do t’i kenë 14 ditë të rregullta pushim vjetor dhe 7 të tjera të jashtëzakonshme ku përfshihen rastet e vdekjes dhe situata të tilla.

“Ju e dini se aktualisht  të burgosurit kanë vetëm 7 ditë pushim plus 7 ditë të tjera në rrethana të jashtëzakonshme ku përfshihen rastet e vdekjes. Ne kemi shtuar edhe 7 ditë të tjera që i bie 14 ditë pushimi në vit të rregullta plus 7 të tjera në rrethana të jashtëzakonshme që i bie 21 ditë në vit gjithsejtë”, tha Haxhiu.

Ndër të  tjera, theksoi se nuk përjashtohet në asnjë moment që kjo çështje të trajtohet nga Komisioni për Legjislacion dhe nëse parashihet që këto ditë të ngritën është në mandatin e komisionit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore