Sport

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF publikon vendimet e datës 3 shkurt 2021


Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka nxjerr vendimet më të fundit, të marra për çdo nivel të futbollit në Shqipëri. Ardit Krymi i Vllaznisë dhe Tirana, të vetmit që e pësojnë nga Superioria.

1-Lojtari i KF Vllaznia, Ardit Krymi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2-KF Tirana, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së stërvitjes në stadiumin “Selman Stërmasi”, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

3-KS Kastrioti U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21, kundër KF Bylis U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në 4-tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

4-Lojtari i KF Shkodra U-19, Albi Shpuza, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5-Lojtari i Shkëndija Dr. U-19, Eldi Mala, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore