Shqipëria

Komisioni Evropian: Rumania, Bullgaria, Kroacia duhet t’i bashkohen Schengeni-t


Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson duke folur gjatë një konference për media në selinë e BE në Bruksel, 2 Qershor 2021.

Si pjesë e strategjisë së tij të propozuar për të forcuar zonën Schengen, Komisioni Evropian u bëri thirrje vendeve të BE-sё të ndalojnë bllokimin e pranimit të Rumanisë, Bullgarisë dhe Kroacisë.

Komisioni Evropian zbuloi një sërë propozimesh të mërkurën që synojnë të përmirësojnë funksionimin e udhëtimit të lirë, në zonën Schengen.

Një kërkesë u dёrgua gjithashtu, që vendet anëtare të BE-sё të shpejtojnë pranimin e Rumanisë, Bullgarisë, Kroacisë dhe Qipros.

“Strategjia bën thirrje për përfundimin e zgjerimit të zonës Schhengen. Në këtë mënyrë Bullgaria, Rumania, Kroacia dhe Qipro do të mund të përfitojnë plotësisht nga Schengen-i”, thuhej nё dokumentin e titulluar “Drejt një zone më të fortë dhe më të qëndrueshme të Schhengen-it”.

Aderimi i anëtarëve të BE-sё në Schhengen vendoset nga Këshilli Evropian. Ai kërkon miratimin unanim të të gjitha qeverive të BE-sё mbi të.

Komisioni i bëri thirrje Këshillit Evropian të “vendosë mbi heqjen e kontrolleve për Bullgarinë, Rumaninë dhe Kroacinë dhe t’i integrojë ato në zonën Schengen”.

Ai tha se Bullgaria dhe Rumania “përfunduan me sukses vlerësimin e kërkuar në vitin 2010 dhe 2011”.

Komisioni tha se konfirmoi në tetor tё vitit 2019, se Kroacia “kishte marrë masat e nevojshme” për të përmbushur kushtet e kërkuara për t’u bashkuar me zonën pa kufij. Përfshirë ato për kontrollimin e kufijve të saj të jashtëm.

“Një zonë Schhengen më përfshirëse do të rrisë sigurinë për BE si një e tërë. Gjithashtu përmbush pritjen legjitime të këtyre vendeve për t’u bashkuar me Schhengen”, shkroi Komisioni.

Komisioni kërkoi po ashtu të njëjtin trajtim për Qipron “pasi të ketë përfunduar vlerësimin e kërkuar”.

Rumania dhe Bullgaria u bashkuan me BE-nё në vitin 2007.

Që nga ajo kohë atyre u është ndaluar vazhdimisht të bëhen pjesë e zonës së udhëtimit tё lirё. Vetoja ka ardhur nga vende si Franca dhe Holanda.

Qeveritë e tyre përmendën mangësitë e anëtarëve në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e shtetit të së drejtës.

Ёshtë argumentuar se dobësi të tilla mund të rrezikojnë potencialisht aftësinë e Bukureshtit dhe Bullgarisë për të kryer detyra të anëtarëve të Schhengen-it, siç janë kontrollet e kufijve të jashtëm.

Pavarësisht nga anëtarësimi në BE shumë më vonë, në vitin 2013, Kroacia raportohet të jetë më afër pranimit në klubin e Schengen-it, pasi përparimi i saj në përmbushjen e kritereve të pranimit ёshtё pranuar nga anëtarët e BE-sё dhe autoritetet evropiane.

Ky lajm është marrë dhe përshtatur për BIRN nga Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore