Lajme

Komisioni Evropian mbështet statusin e “vendit kandidat” për Ukrainën


Komisioni Evropian rekomandon që Ukrainës t’i caktohet statusi i “vendit kandidat” duke i hap rrugë kështu anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kështu është shprehur gjatë fjalës së saj presidentja e komisionit Ursula von der Leyen.

“Ne kemi një mesazh të qartë – dhe ai është, po, Ukraina meriton perspektivën evropiane, po, Ukraina duhet të mirëpritet si një vend kandidat”, u shpreh Von der Leyen.

Mesazhi i saj ishte i qartë se, ” kjo do ishte një zgjedhje e mirë – por punë e rëndësishme mbetet për t’u bërë”.

Sipas Presidentes, e cila ishte veshur me ngjyrat karakteristike të flamurit ukrainas – blu dhe verdh – i gjithë procesi bazohet në merita. Kështu, thekson ajo procesi do të vijojë plotësisht dhe përparimi varet tërësisht nga Ukraina.

“Sipas këndvështrimit të Komisionit, Ukraina ka demonstruar qartë aspiratën dhe vendosmërinë e vendit për të përmbushur standardet evropiane”, ishte mesazhi përmbyllës i Presidentes.

Deklarata e Presidentes së KE-së, erdhi një ditë pasi udhëheqësit më të fuqishëm të bllokut vizituan Kievin në shenjë mbështetjeje – Franca, Italia dhe Gjermania.

Von der Leyen foli edhe për aplikimet për anëtarësim në BE nga vende si Moldavia dhe Gjeorgjia.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore