Shqipëria

Johansson-Çuçi: Shqipëria ka bërë arritje në fushën e sigurisë


Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, dhe Komisionerja e Bashkimit Europian (BE) për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, zhvilluan të shtunen e 20 shkurtit, një konferencë të përbashkët për media, në Kakavijë. Ata panë nga afër funksionimin e ekipeve të përbashkëta të FRONTEX -it dhe të policisë tonë kufitare që patrullojnë në të gjithë kufirin e gjelbërt.

Sipas Çuçit, dhe pse Shqipëria nuk është vend i BE-së, ajo është i vetmi vend në rajon që ka program të përbashkët FRONTEX , në fushën e sigurisë. Gjithashtu ka një zyrë EUROPOL-i në Shqipëri dhe një zyrë përfaqësie të Shqipërisë në BE. Çuçi tha se këto instrumenta përdoren nga shtete anëtarë.  Kjo është një arritje për vendin tonë, pasi kemi arritur të jemi të barabartë në këto dy fusha.

Komisionerja theksoi gjithashtu se mjedisi digjital po përdoret shumë nga kriminelët, ndërsa drejtësia tani vepron më tepër se dikur.

“Ne duhet të sigurohemi që krimi, i cili fiton shumë para, të mos paguajë. Emigracioni është rritur, por duhet menaxhuar më mirë kjo çështje”, shprehet ajo.

Gjithashtu thekson se kjo duhet menaxhuar kthimi i tyre në vendin e origjinës, pasi shumica prej tyre janë pa rregulla në territorin europian.

Çuçi tha se shumë shpejt do të zhvillohet një mbledhje e përbashkët midis Shqipërisë dhe vendeve të  BE-së. Ai beson se Shqipëria është në rrugë të ndarë që gjatë kësaj periudhe të ndërmjetme deri në anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE, të shkurtojmë këtë rrugë.

Komisionerja e Bashkimit Europian për Punët e Brendshme deklaroi se Shqipëria është vendi i parë që ka arritur marrëveshje me FRONTEX, por ka arritur marrëveshje me shtete të tjera në BE.

“Ky është hap me rëndësi për bashkëpunimin tonë të ngushtë. Forcat shqiptare dhe të FRONTEX punojnë së bashku. Ata punojnë jo vetëm për emigracionin e paligjshëm, por luftojnë edhe krimin. Duhet të luftojmë shumë për të zhdukur kriminalitetin”, shtoi ajo.

Falë bashkëpunimit me FRONTEX -in vendi ynë ka pasur më shumë kontroll në kufirin e gjelbër. Po luftohet krimi i organizuar. Kjo fjalë u përforcua dhe nga Komisionerja e BE-së.

Johansson tha se mjedisi digjital po përdoret shumë nga kriminelët.

Çuçi tha se po bëhet gjithçka që të luftohet krimi i organizuar që lidhet me fluksin dhe lëvizjen e emigrantëve.

“Në vitin janë 112 procedime, çështje, që lidhen me trafikun e njerëzve dhe drogës që gjenerohen nga kufiri, ajo që sapo ju thatë, është gati dyfishi i asaj që kemi patur një vit më përpara”.

Ministri i Brendshëm njoftoi se vendi ynë sapo ka nënshkruar një marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me forcat italiane të sigurisë.

“Në qoftë se në në 2016-ën, 50% e kanabisit që qarkullonte në Itali, që shitej në Itali kishte origjinë Shqipërinë, në 2020 vetëm 5% e kësaj sasie droge, kishte origjinë Shqipërinë”, saktësoi ai.

“Drejtësia tani vepron më tepër se dikur. Ne duhet të sigurohemi që krimi, i cili fiton shumë para, të mos paguajë. Emigracioni është rritur, por duhet menaxhuar më mirë kjo çështje. Duhet menaxhuar kthimi i tyre në vendin e origjinës, pasi shumica prej tyre janë pa rregulla në territorin europian”, shtoi ajo.

Komisionerja e Bashkimit Europian (BE) për Punët e Brendshme shprehu mirënjohje për progresin që ka arritur vendi ynë në luftën kundër trafikimit të njerëzve armës dhe drogës. Ajo shtoi se Shqipëria i ka plotësuar  kushtet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Me kalimin e viteve është ulur edhe migracioni.

“ Edhe pjesa e migracionit ka ndryshuar. Dy milionë emigrantë në 2014 dhe në 2019-ën, 140 mijë emigrantë  të parregullt. Duhet të menaxhohet mirë pjesa e emigracionit. Është shumë e rëndësishme që të menaxhohet pjesa e paligjshme e tyre”, deklaroi Johansson.

Komisionerja shtoi se duhet menaxhuar më mirë pjesa e migracionit dhe duhet parë natyrisht në raport me pjesën e emigrantëve të cilët janë të parregullt. Një pjesë e mirë e atyre që vijnë aktualisht nuk janë refugjatë dhe kërkesat e tyre për azil marrin gjithmonë përgjigje negative.

“Duhet menduar ose menaxhuar kthimi i tyre në vendet e origjinës. Pra është shumë e rëndësishme që kjo gjë të bëhet dhe të menaxhohet pjesa e paligjshme e kthimit të tyre”, përmbylli ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore