Muzikë

Komediani Dave Chappelle hap koncertin e Foo Fighters


Dave Grohl dhe Dave Chappelle

Madison Square Garden, arena më e famshme për koncerte në tërë botën, ka pasur një hapje spektakulare me bendin Foo Fighters, ku hyrjen e bëri komediani i famshëm amerikan Dave Chappelle me këngën e Radiohead ‘Creep’.

Edhe pse Dave Chappelle duke qenë komedian, dhe jo këngëtar, e lëre më të arrijë falsetin e Thom Yorke-it në refren, audienca atë e ndihmoi në masë të madhe.

Koncerti i Foo Fighters në Madison Square Garden shënoi koncertin e parë me kapacitet të plotë të publikut që nga Marsi i 2020-ës.

Koncerti ndodhi mbrëmjen e së dielës, dhe ishte koncert madhështor sikur të gjitha koncertet e bendin të famshëm amerikan Foo Fighters.

Bendi i famshëm amerikan Foo Fighters, i themeluar nga ish-bateristi i Nirvana-s, Dave Grohl, kishin paraparë një turne nëpër Amerikë për të festuar 25 vjetorin e formimit të bendit. Por sikur të gjithë bendet, për shkak të pandemisë, turneu ishte anuluar në vitin 2020.

Ky koncert i mbajtur në kapacitet të plotë ishte një sukses I madh. Të gjithë pjesëmarrësit duhet të dëshmonin se janë vaksinuar, gjë për të cilën grupet anti-vakcinës e kanë kritikuar ashpër bendin The Foo Fighters.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore