Gatimi

Kombinimi i ri i sallatës me luleshtrydhen


Sallata me rukola dhe luleshtrydhe, është një alternativë shumë e shijshme e sallatës së thjeshtë me të cilën jemi mësuar. Ideale për ata që kanë dëshirë të bashkojnë frutat e freskëta, frutat e thata dhe djathin në një pjatë të vetme.

Përbërësit: 200gr rukola; 100gr djathë grana; 10-15 luleshtrydhe; 2 dardha; 5 kokrra arra të qëruara; uthull balsamike; kripë; vaj ulliri.

Lajmë nën ujë të ftohtë të rrjedhshëm rukolën, e thajmë shumë mirë me një pecetë të pastër. Më pas e copëtojmë me duar dhe e vendosim në një tas të madh.

Shtojmë luleshtrydhet, dardhat, arrat, djathin grana dhe i japim shije me kripë, uthull balsamike dhe vaj ulliri.

I përziejmë mirë dhe e shërbejmë menjëherë në tavolinë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore