Jetesë & Stil

Kombinimi i palltove gjatë dimrit


Industria e modës është në ndryshim të vazhdushëm, duke na surpizuar here pas here me prodhimet e saj. Së fundmi një ndër veshjet më të zakonshme është pallto leshit faux.

Palltot e ngjashme me lesh mund t’i gjeni lehtësisht në shumë marka, nga dyqanet e tregut masiv deri te markat e njohura si Max Mara. Një pallto leshi Teddy është e përshtatshme për të gjitha gratë, pavarësisht nga madhësia e trupit, gjatësia ose mosha. Nëse dëshironi opsionin më të zhdërvjellët, atëherë duhet t’i jepni përparësi një pallto leshi në një gamë të gjatësisë midis ngjyrës bezhë dhe kafe.

Kushtojini vëmendje edhe mënyrës se si qëndron pallto leshi. Duhet të jetë mjaft e gjerë dhe më mirë me mëngë të gjera në mënyrë që të mund të vendosni lehtësisht çdo triko apo xhaketë poshtë saj. Për më tepër, një pallto e tillë leshi mund ta bëjë dimrin të duket më elegant.

Ajo është një elemet i rendësishëm për të bërë veshjen tuaj më terheqëse dhe për të rënë më shumë në sy, nga ato neutrale te ato më të guximshmet

Teddy ngjyrë bezhë

Kjo pallto me këtë ngjyrë dhe është e përshtatshme për  zyrë duke u renditur si një kod i lire veshjesh. Ky kombinim i ngjyrave gjithmonë e bën pamjen më të shtrenjtë.

 

Pallto e gjatë Cheburashka

Pamja e dytë është perfekte për ata që pëlqejnë ngjyra më të ndezura. Madje është cilësuar edhe festive.

Ky set ndërthurë xhinse të errta, triko me ngjyrë të ndezur , dhe të lirshme. Ndërsa një palë këpucë me lëkurë të zezë bëjnë mbylljen perfekte.

 

Pallto ngjyrë gri  

Një pallto gri me fustan pa mëngë, çizme ose këmishë do jetë kombinimi perfektm për ju.

Pallto e shkurtër e bardhë

Kjo foto është një shembull i shkëlqyeshëm i asaj që mund të vishni me një pallto të shkurtër lesh faux. Veshja është ndërthurur me ngjyra të lehta e përshtatur për një mot të ftohtë.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore