Sport

Kombëtarja e Zvicrës falënderon Irlandën e Veriut, i dërgon 9.3 kg çokollatë (VIDEO)


Kombëtarja e Zvicrës ka mbajtur premtimin dhe ka falëndruar Kombëtaren e Irlandës së Veriut për kontributin e kësaj të fundit në kualifikimin e drejtpërdrejtë në Kupën e Botës, Katar 2022.

Trajneri i zviceranëve, Murat Yakin-i, përgatiti një kuti të mbushur me 9.3 kilogramë çokollatë zvicerane, për t’a dërguar në selinë qëndrore të Shoqatës së Futbollit të Irlandës së Veriut.

Sasia prej 9.3 kilogramësh nuk është e rastësishme. Ajo përkon me 93 minutat e sfidës mes Irlandës së Veriut dhe Italisë.

Pikërisht për aq minuta irlandezo-veriorët arritën të mbanin portën e paprekur, çka më pas do e dërgonte Italinë në play-off dhe Zvicrën në Kupën e Botës.

Yakin shkruan edhe një letër në të cilën i falënderon për ndihmën, duke nënvizuar performancën solide të djemve të trajnerit Ian Baraclough-it.

Italia barazoi me Irlandën e Veiut, ndërsa Zvicra fitoi me shifrat 4-0 përballë Bullgarisë, duke u kualifikuar si skuadra e parë në grup.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore