Futboll

Kombëtarja e Kosovës do të pajiset me një tjetër trainer francez veç Challandes-it


Traineri Verdhekaltërve, Bernard Challandes, pret të zëvendësojë stafin për ndeshjet kualifikuese të Botërorit “Qatar 2022”.

Ndihmës-traineri, pozicion i cili është i zënë nga Muharrem Sahiti, do të shvendoset me një bashkëkombas të trainerit Challendes, pra, francez.

Sahiti i cili ka qenë prezent si ndihmës-trainer, do të vendoset në një tjetër post në federatë.

Albanian Post ka mësuar nëpërmjet informacioneve të brendshme, ish futbollist francez, Sebastien Bichard, mund të vendoset si ndihmës-trainer përkrhahë Challandes-it.

Bichard ka trainuar ekipin zviceran FC Sion në të kaluarën, ndërsa tani pret emërimin në kombëtaren e Kosovës. Traineri i Kosovës, dihet se gëzon miqësi me Bichard-in prej kohësh tashmë dhe me ç’duket, vetë Challandes ka qënë zëri që i kërkoi bordit drejtues emërimin e tij./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore