Sport

KOK-u shpërndan bursat për Shpresat Olimpike 2021


Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka vijuar të shpërndajë bursa për talentet edhe gjatë 2021, bursat “Shpresa Olimpike 2021”.

Vitin e kaluar KOK-u shpërndau 10 bursa, ndërsa sivjet e ka rritur numrin në 24. Bursa, të cilat janë dhënë për sportistët e moshave 15 deri në 21 vjeç.

Të 24 sportistët janë pjesë e 16 federatave të ndryshme olimpike. Bazuar në arritjet e sportistëve gjatë vitit 2020, KOK-u shpërndan bursat në tri nivele. Vlera mujore e bursave është 150 euro, 125 euro dhe 100 euro.

Sportistët që do të përfitojnë bursa si “Shpresa Olimpike 2021” nga KOK-u janë, në not: Eda Zeqiri dhe Olt Kondirolli; në karate: Vesa Ibrahimi; në xhudo: Arber Kullashi; në boks: Bashkim Bajoku; në volejboll: Yllka Jashari dhe Melirona Avdullahi; në ski: Kiana Kryeziu; në atletikë: Albina Deliu; në tenis: Fresk Sylhasi.

Në mundje: Bleonit Bytyqi dhe Auron Syla; në çiklizëm: Blerton Nuha; në pingpong: Kreshnik Mahmuti dhe Shega Hasani; në futboll: Albuena Guri; në basketboll: Astera Tuhina; në hendboll: Betim Idrizi; në qitje sportive: Arbnor Berisha dhe Edonit Telaku; në triathlon: Bleor Ivanja dhe Lirije Peci dhe në gjimastikë: Elvis Çitaku dhe Valëza Rama.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore