Tanët

KOK: Do të ngrejmë padi për keqpërdorimin e imazhit të xhudisteve tona


Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar në faqen e tyre zyrtare në Facebook, se dy medalistet e arta, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi kanë pranuar shqetësime me hapjen e llogarive me emër të tyre në rrjetet sociale.

Komiteti Olimpik i Kosovës kanë njoftuar se Distria, Nora dhe Majlinda nuk kanë llogari të tyre personale në Facebook ose Instagram.

Ata kanë theksuar se kushdo që e keqpërdor emrin e sportisteve kosovarë, do të paditet për keqpërdorim të imazhit.

“Kampionet olimpike nga Tokyo 2020, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, kanë pranuar me shqetësim hapjen e llogarive me emër të tyre në rrjetet sociale.

Komiteti Olimpik i Kosovës ju njofton se asnjëra nga kampionet olimpike, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova nuk kanë llogari në Facebook dhe Instagram.

KOK njëkohësisht ua bënë me dije të gjithë atyre që për përfitime të ndryshme, po e keqpërdorin emrin e kampioneve olimpike, duke dhënë edhe intervista për media të ndryshme, se do të ngrejë padi për keqpërdorim të imazhit të xhudisteve tona”.

Kujtojmë se Distria Krasniqi ishte kosovarja e parë që fitoi medalje të artë në Tokio.

Ajo fitoi të artën në kategorinë deri në 48 kg më 24 korrik.

Pas vetëm dy ditësh ishte Nora Gjakova e cila i shtoi Kosovës medaljen e dytë të artë në Tokio në kategorinë deri në 57 kg.

Ndërsa ajo që shkruajti historinë e para, ishte Majlinda Kelmendi e cila kishte fituar medaljen e artë në “Rio 2016”.

Kosova numëron tre medalje të arta në vetëm dy paraqitje në Lojërat Olimpike.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore