Sport

KOK dhe Play Internacional arrijnë marrëveshje bashkëpunimi


Gjatë ditë së sotme (e hënë) krerët e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) kanë pritur në takim përfaqësuesit e organizatës “Play Internacional”, të cilët arritën një bashkëpunim mes tyre, që do të zyrtarizohet në javët e ardhshme.

“Play Internacional” është një organizatë me seli në Francë, e cila operon prej 20 vjetësh në Kosovë, e cila kryesisht merret me përfshirjen e fëmijëve dhe vullnetarëve në sport, si dhe mundësitë e aplikimit në projekte të përbashkëta ndërkombëtare.

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, duke vlerësuar punën e “Play International Kosovo”, shprehën vullnetin dhe gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

Ndërkohë, “Play Internacional përfaqësohej nga drejtoresha menaxhuese, Aude Prebay dhe shefja operative, Julie Delaire, të cilat ndodhen për vizitë në Kosovë, si dhe shefen e misionit për Kosovë, Sara Kalvachova dhe koordinatoren e programit, Erëza Pireva.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore