Pajisje

Kohë të mira për telefonat në Kinë


Të dhënat e qeverisë kineze kanë treguar se dërgesat e smartphone-ve në muajin shkurt janë rritur me më shumë se tre herë krahasuar me një vit më parë.

Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se Akademia e Informacionit dhe Komunikimit në Kinë (CAICT), një institucion i mbështetur nga shteti, ka njoftuar se dërgesat e telefonave inteligjentë brenda Kinës u rrit me 236.6% në vit duke shënuar 21.3 milionë aparate celularë në muajin shkurt.

Rritja ka qenë e konsiderueshme krahasuar me vlerën 6.3 milionë në muajin shkurt të vitit të kaluar. Madje më e lartë krahasuar edhe me vitin 2019 që shënonte 14.9 milionë, e cila është një shenjë që sektori i smartphone-ve në Kinë është kthyer në nivelet para pandemisë.

Në nisje të saj, Kina u përball me vështirësi të shumta lidhur me prodhimin dhe ekonominë në tërësi. Mirëpo, me kalimin e kohës, situata u përmirësua dhe industria e smartphone-ve është rikuperuar në një masë të konsiderueshme.

Gjithsesi, përpos rikuperimeve, markat e telefonave në Kinë po përballen me problemin e çipave kompjuterikë për shkak të një mungese totale të prodhimit të tyre.

Reuters sqaron se mungesa e çipave u raportua nga kompanitë e automjeteve dhe erdhi si pasojë e një llogaritjeje të gabiar të kërkesës, mbylljet e papritura të fabrikave dhe tensionet SHBA-Kinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore