Sport

Koeman: Reali ka pasur kritika të padrejta


Trajneri i Barcelona-s, Ronald Koeman-i, ka folur përpara ndeshjes së të shtunës me Real Madrid-in. Holandezi beson se disa nga kritikat e hedhura në drejtim të madrilenëve kanë qenë të padrejta.

Përpara El Clasico-s së të shtunës, Koeman-i theksoi faktin së Los Blancos janë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, me një këmbë në gjysmëfinale, pasi fituan në ndeshjen e parë 3-1 përballë Liverpool-it.

“Një klasike është një lojë ndryshe nga të tjerat. Barcelona po bën mirë, jemi në rrugë të mbarë, po luftojmë për të fituar”, tha Koeman-i gjatë konferencës për shtyp përpara ndeshjes.

“Madrid-i ka pasur shumë kritika, ata janë në Ligën e Kampionëve dhe po luftojnë për La Ligën. Unë nuk jam mbështetës i njerëzve që i kanë kritikuar ata”.

“Ata kanë lojtarë të mëdhenj dhe është një ndeshje e madhe. Të dy ekipet e dinë rëndësinë e fitores”.

Koeman-i gjithashtu mendon se si do që të dali ndeshja, rezultati i saj nuk do të jetë vendimtar për garën për titullin e La Ligës.

“Rezultati nuk është vendimtar, sepse pas ndeshjes së nesërme kemi ende shumë ndeshje për të bërë dhe është e vështirë për çdo skuadër të fitojë të gjitha ndeshjet”, shpjegoi ai.

“Skuadra që fiton (klasiken) do të ketë ngritje të rëndësishme të moralit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore