Sport

Koeman për Pjanic: Ka lojtarë më të mirë se ai


Trajneri i Barcelona-s, Ronald Koeman, tregon për mediat spanjolle se përse e dërgoi Miralem Pjanic-in në huazim.

Karriera e Pjanic-it te Barcelona, nuk ka qenë ajo që ka pritur mesfushori boshnjak. Pas largimit nga Juventus-i, ai nuk ka mundur të tregojë formën e duhur për të qenë pjesë e formacionit të Koeman.

Por, pavarësisht kalimit në Turqi, Pjanic është pjesë e titujve kryesorë të mediave në Spanjë, pasi ai kritikoi Koeman-in për sjelljen e padrejtë ndaj tij.

“Koeman nuk më respektoi”, tha Pjanic për “Marca” disa ditë më parë.

“Kjo është hera e parë që më ka ndodhur diçka e tillë. Nuk dua të më trajtojnë sikur jam ende 15-vjeç”.

“Do të më pëlqente që ai të më thoshte gjërat në sy”, ka vijuar të thoshte boshnjaku.

Ndërkohë, ështe radha e Koeman-it për të folur mbi këtë çështje, që prej ditësh po flitet gjerësisht në shtypin sportiv.

“Unë mendoj se ka një zhgënjim nga ana e lojtarit dhe e kuptoj këtë”, tha Koeman-i, për katalanasen “Mundo Deportivo”.

“Sidoqoftë, përsa i përketë mënyrës se si ne luajmë, idetë tona me dhe pa top, ai është pak nivel më posht se mesfushorët e tjerë”.

“Kjo është. I uroj atij gjithë të mirat. Ishte e komplikuar, por ne u përpoqëm dhe pamë se ka lojtarë të tjerë që janë më të mirë se ai”, përfundoi tekniku holandez.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore